I shënoi golin e barazimit, Teuta reagim zyrtar për Ngoo: Lojtar monstër, 3 lojtarë me fraktura prej tij

Teuta humbi ndeshjen e djeshme kundër Tiranës, të vlefshme për javën e 20 të Superiores. Megjithëse shënuan të parët nuk ia dolën dot të fitonin takimit, teksa fillimisht Ngoo dhe më pas Torasa do të përmbysnin gjithçka që në pjesën e parë.

Por klubi i Teutës vjen me një reagim zyrtar ditën e sotme duke akuzuar sulmuesin anglez të bardhebluve, Michael Ngoo. Sipas tyre futbollisti në fjalë ka goditur qëllimisht me bërryl futbollistët durrsak, tre prej të cilëve kanë pësuar fraktura. Teuta kërkon që të merren masa për Ngoo si dhe të ketë më tepër vëmendje ndaj tij nga arbitrat, ndërsa nuk i kursen edhe ta quajë “monstër” sulmuesin e Tiranës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *