Ismaila Sarr ishte senegalezi që theu Liverpool-in e pamposhtur në kampionatin anglez. Watford fitoi javën e kaluar me rezultatin 1-3 ndaj të besuar të Klopp, teksa Sarr ishte lojtari i ndeshjes me dy gola. Në një intervistë dhënë së fundmi lojtari shpreh emocionet e para të atij momenti. Senegalezi nuk do ta kishte menduar kurrë se do të ndalte ai Liverpool-in.
Teksa tregon për familjen e tij Sarr rrëfen edhe një moment emocional për familjen. I rritur mes sakrificash sulmesi thotë se me paratë që ka fituar fillimisht ka ndihmuar familjen për një jetë më të mirë. Sa i përket babait të tij, ai tashmë nga disa dele ka një fermë plotë me dele, të cilat i biri ja bëri dhuratë.
“Me paratë e fituara i kam blerë dele babait tim. Më parë ai nuk kishte fermë, ndërsa sot ai e ka një të tillë. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e tij dhe unë doja që t’ja realizoja”- ka thënë Sarr./Sport Ekspres/