“I sëmurë për fitore”/ Pirlo tregon Conten jashtë fushe: Kthehet në djall kur humb

Antonio Conte njihet për grintën që e karakterizon dhe këtë e përcjell gjithnjë edhe te lojtarët e tij. Dora e tij dallohet ndeshëm këtë sezon te Interi, që ka shkurtuar shumë diferencën me Juventusin në luftën për titull. Një gjë të tillë e pranon edhe Andrea Pirlo në prag të derbit mes Interit dhe Milanin.

Ish-mesfushori ka qenë pjesë e të dyja e kipeve, ndërsa ka qenë nën urdhërat e Contes në periudhën kur mbante veshur fanellën bardhezi të “zonjës së vjetër”. Në një intervistë për “La gazzetta dello sport”, Pirlo ka folur me superlative për trajnerin italian, për të cilin thotë se është më i miri me të cilin ka punuar. Por tregon fiksimin e Contes për fitore dhe në momentet kur ekipi pësonte humbje, shndërrohej në një djall të vërtetë jashtë fushe.

“Conte të detyron të jepësh më të mirën në çdo kohë, më shumë sesa mendon se ke. Ai është i sëmurë pas fitores, kështu që kur humbet bëhet një djall dhe nuk ke guximin t’i flasësh me gojë. Conte është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai na tregonte 40 – 50 minuta seanca video çdo ditë. Ishtë falë tij që fillova ta konsideroj idenë për tu bërë trajner vetë.

Është mbi të gjitha Conte ai që ka ngushtuar hendekun me Juven, por klubi gjithashtu ka shpenzuar me mençuri para për të tërhequr lojtarë të përshtatshëm për idetë e tij. Interi do të përpiqet deri në fund, por Juventus mbetet favorit sepse ka cilësi në çdo individ”, ka thënë Andrea Pirlo./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *