Egnatia e ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas shkarkimit të Maganit. Shumë emra u përfolën për të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare, por në fund ishte Ramadani që bindi presidentin e skuadrës. Së fundmi ka ardhur zyrtarizimi nga vetë faqja zyrtare e klubit.
“Mirësevjen Zekirija Ramadani. Presidenti Demrozi zyrtarizon sot trajnerin e ri të skuadrës. I urojmë suksese në drejtimin e ekipit trajnerit Ramadani”, shkruhet në postim. Së fundmi Ramadani ka qenë pjesë e Prishtinës, atje ku i ktheu titullin kampion kryeqytetasve pas tetë viteve. /Sport Ekspres/