I riktheu në Superiore pas një sezoni fantastik, Apolonia befason dhe largon Mërgjyshin

Një vendim i befasishëm vjen nga Fieri. Megjithëse bëri një sezon fantastik në krye të Apolonisë, duke i rikthyer bindshëm në Kategorinë Superiore, fierakët kanë vendosur të ndajnë rrugët me trajnerin Mërgjyshi. “ABC News” bën me dije se drejtuesit e klubit të Apolonisë kanë vendosur t’ja besojnë stolin një italiani.

Është Xhovani Kolela ai që do të zëvendësojë Mërgjyshin në këtë sezon të ri. Italiani u afrua së fundi në rolin e drejtorit teknik, por duket se në Fier kanë të tjera plane për të. Kështu trajneri që dha një kontribut të çmuar në projektin e skuadrës myzeqare tashmë duhet të hapë rrugën nga pankina. Një vendim ky që vjen si një surprizë, pasi në përfundim të Kategoridë së Parë vetë Koço Kokëdhima konfirmoi Mërgjyshin për të udhëhequr ekipin në Superiore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online