Donaruma është kthyer në heroin e Italisë duke i dhënë një dorë Kombëtares për të mbërritur në finalen e Europianit. Gardiani i PSG arriti që të priste penalltinë e goditur nga Morata që rezultoi vendimtare për kualifikimin e mëtejshëm.
Në përfundimin e takimit, Donaruma ka treguar se gjithçka është studiuar në detaje përpara nisjes së ndeshjes.
“Së bashku me stafin e trajnerëve ne i kemi studiuar të gjitha, por janë edhe instinktet që futen në këtë mes. Pra ndeshjes duhet të studiosh sesi gjuajnë kundërshtarët, nëse godasin në të majtë apo në të djathtë”, ka thënë Donaruma për “Sky Sport”. /Sport Ekspres/