I pranishëm edhe Armand Duka, ka bashkëpunim mes UEFA-s dhe CONMEBOL

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, qeveria e futbollit europian, zhvilloi sot në selinë qëndrore në Nion, Zvicër një takim me homologët e Amerikës Latine, CONMEBOL. Organizatat më të larta drejtuese në botën e futbollit në dy kontinentet përkatës, kanë nënshkruar një memorandum tjetër pas atij të vitit 2012, me elementë të rinj, me qëllimin e vetëm zhvillimin e futbollit anembanë globit, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira e të suksesshme.

Ky është njoftimi i ardhur nga faqa zyrtare e FSHF-së, e cila pasqyron gjithë këtë ngjarje. Gjithashtu, synohet rritja e aktiviteteve të përbashkëta. Memorandumi i Bashkëpunimit, i votuar sot, përmban këto fusha:

• Edukimin, trajningun, zhvillimin teknik, gjykimin;
• Promovimin e futbollit bazë, fëmijëve dhe futbollin e femrave;
• Organizimin e aktiviteteve që përfshijnë futbollin e femrave, meshkujve, fëmijëve siç ka filluar tashmë me futsalin;
• Marketingun, sektorin ligjor, përgjegjësinë sociale;
• Sigurinë dhe mbrojtjen;
• Promovimin e etikës dhe manaxhimin e mirë në futboll.

Në vijimësi të marëveshjes dhe zbatimit të ketij memorandumi, të dyja palët kanë rënë dakort që të krijohen edhe katër komitete të rëndësishme: garat, zhvillimi, futbolli i femrave dhe arbitrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online