“I pari që më flet do e vras”/ Ish-shoku ekipit rrëfen mburrjet e Ibras: E kam ditëlindje përditë, jam më i miri këtu

Zllatan Ibrahimoviç padyshim që është një nga lojtarët më të suksesshëm të futbollit, ku ka mbajtur veshur fanella të klubeve historike dhe me golat e tij ka dëshmuar gjithçka. Katakteri i tij mbetet unik, gjë që vërtetohet nga deklaratat e tij apo edhe nga fjalët e futbollistëve që kanë ndarë ekipin e fushën me të. Dëshira për futbollin është e madhe për të dhe humbja nuk përfshihet në fjalorin e sulmuesit suedez.

Lojtari i LA Galaxy, Joao Pedro, ka zbuluar edhe një moment nga dhomat e zhveshjes të Ibrahimoviç, ku pas zgjënjimit me rezultatet e ekipit u ka thënë shokëve të skuadrës se do i vriste po t’i flisnin me gojë. Madje shtatlarti suedez u është mburrur edhe për pasuritë e tij, duke u nënkuptuar se gjithçka e bënte për pasionin për futbollin e jo për paratë.

“Në fund të ndeshjes ai na tha disa fjalë. Ibra tha: “Nëse keni ardhur këtu për të shkuar në plazh apo për të dalë shëtitje në Hollyëood, thjesht thuajeni. Kam 300 milionë në llogarinë time dhe një ishull. Nuk më duhet kjo për asnjë gjë. I pari që do më thojë diçka do e vras. Unë e kam ditëlindje përditë. Jam lojtari më i mirë në historinë e MLS, pa bërë shaka. Mund të luaj në këtë mënyrë në çdo vend ku shkoj, është e thjesht”.”, janë flaët e Ibrahimoviç që përcillen nga ish-shoku i tij i ekipit, Joao Pedro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/