I pari që i del në mbrojtje me gjoksin përpara! Kur nuk të lidh vetëm kontrata me ekipin, Memelli është vetë…Skënderbeu!

Në sezonin e shkuar kur Skënderbeu zgjodhi që të merrte Memellin në krye, askush në Shqipëri nuk e besonte se korçarët do të shpëtonin në Superiore. Tërësisht të dorëzuar dhe duke u kthyer në tabelë qitje për kundërshtarët, enigma e vetme mbetej sasia e golave e pësuar në një ndeshje.

Por Memelli arriti të bëjë mrekullinë duke shndërruar skuadrën që shpëtoi nga rënia dhe e mbajti sërish Skënderbeun mes më të mirave. Praktikisht, një dorë te titulli i marrë nga Martini duhej ta vendoste edhe Memelli.

E në nisje të këtij sezoni të ri, korçarët e filluan disi qetë dhe të fjetur. Ndoshta edhe për faj të atij kampionati të shkuar, ku panë se mund t’ia dilet edhe nëse zgjohesh në gjysmë të rrugës. Ndoshta gabimet e arbitrave kanë ndikuar për mirë te kjo skuadër që është përmendur në ndeshjet e fundit. Skuadra ka arritur të ndalë Tiranën kryesuese, Teutën kampione dhe u tradhtua nga fati në humbjen ndaj Partizanit.

Le të themi se në një kampionat pa objektiva të mëdha që të ndezin që në nisje dhe kur vazhdon dënimi në Europë, gjithmonë një ekip kërkon një arsye për të luajtur. Këtë herë janë paraqitur gabimet e arbitrave për të dhënë maksimumin e tyre. Le të themi se edhe ky lloj motivimi i veçantë i Memellit po funksionon, për të treguar objektivin se përse duhet dhënë më e mira.

Trajneri i Skënderbeut është për t’u vlerësuar për vetë faktin se është i pari që i del në mbrojtje lojtarëve dhe me gjoksin përpara, thith të gjithë kritikat në rast dështimi. Gjithashtu për të mos anashkaluar është fakti se kjo skuadër është e gjitha e bazuar tek të rinjtë dhe ka fare pak veteranë. Por pavarësisht se në përbërje duket larg në emra me rivalët e tjerë, sërish po konkurron si të barabartë me ta. Për vetë mënyrën e motivimit, reagimit dhe përjetimit të situatave, për Memellin është gjithçka e qartë se nuk e lidh vetëm kontrata me klubin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online