I pa ndeshjet e Tiranës nga karantina, trajneri në Turqi përfshin Muçin në listën me 3 emra për ta transferuar

Nga Klaudio Ndreca

Menemesporit i kanë rezultuar gjetje brilante dy transferimet e fundit nga Laçi, teksa mori Selmanin dhe më vonë Domgjonin. Ky i fundit po kërkohet nga skuadra shumë të njohura të elitës turke, me vetëm 8 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Pikërisht për këtë arsye, trajneri i ekipit turk Cenk Laleci po kërkon të tjerë lojtarë nga Superiorja, duke u shtrirë edhe më gjerë, për të mos mbetur vetëm te Laçi. Përpara disa ditësh u raportua lajmi se Ernest Muçi mbetej objektivi i radhës.

Në fakt kjo ide është përforcuar dhe Laleci ka parë disa ndeshje nga karantina për ndjekur elementet që dëshiron në sezonin e ardhshëm. Mes tyre janë ndjekur edhe përballjet e Tiranës, që të shihej më mirë Ernest Muçi.

Gjithashtu është përfshirë sulmuesi Nikolla Cumic nga ekipi i Radnick i Serbisë dhe sulmuesi Stanislav Ivanov nga ekipi bullgar i Leveski Sofia. Trajneri po diskuton raportet me menaxherët e skuadrës dhe së shpejti do të marrin vendimet përfundimtare, për të nisur transferimin e një ose ndoshta edhe dy prej këtyre sulmuesve për sezonin e ardhshëm. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online