I nxehti Afrikan ndez Kukësin, ndryshon të gjitha oraret e takimeve në futbollin shqiptar

Duke lënë pas humbjen e fundit me Laçin, Kukësi është kthyer te fitorja teksa arriti të mundi me shifrat 1-0 ndaj Bylisit. Por në këtë përballje verilindorët nuk bindën me lojën e tyre. “Fajin” për mos shprehjen në fushën e lojës të kualiteteve që kanë në ekip e kanë edhe temperaturat e larta, të cilat ndikojnë edhe tek lojtarët.

Për këtë arsye i është gjendur zgjidhja edhe këtij problemi, ndërsa në Shqipëri po vjen edhe i nxehti Afrikan, me temperaturat që në ditët e ardhshme do të jenë edhe më të larta. Nëpërmjet një njoftimi në “Facebook”, Kukësi njofton se ndeshjen e Kupës ndaj Teutës do ta luajë në orën 20:45 në “Elbasan Arena”. Por jo vetëm kaq, teksa edhe të gjitha takimet e tjera të mbetura në kampionat do të luhen në të njëjtin orar dhe stadium. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

Skuadra jonë luan ndeshjen e radhës në Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës për gjysmëfinalet. Takimi me Teutën do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:45 dhe do të jetë pa praninë e tifozëve.

Pas fitores ndaj Bylisit ditën e djeshme, trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për 3 pikët e marra në një ndeshje të vështirë por edhe të rëndësishme. Pas ndeshjes ndaj Bylisit për mediat foli edhe mbrojtësi Gëzim Krasniqi i cili ishte nga më të dalluarit në fushë duke e konsideruar një fitore të rëndësishme.

Duke parë temperaturat e larta që po pushtojnë vendin tonë, klubi ka vendosur që ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si pritës, te zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe të gjitha do të luhen në orën 20:45.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online