Trajneri i ri i Teutës, Renato Arapi, do të debutojë në ndeshjen kundër Vllaznisë ndërsa e bëri të qartë se i njeh lojtarët e organikës nga koka te këmbët. Zyrtarizimi i tij erdhi fill pas largimit të Martinit që humbi ndaj Partizanit në atë përmbysje dramatike me shifrat 2-1. Ndërkohë portieri i durrsakëve, Qirko, tregon se atmosfera te Teuta ka ndryshuar e gjitha pas ardhjes së Arapit.
“Atmosfera ka ndryshuar shumë. Me ardhjen e Arapit gjithçka ka ndryshuar dhe besoj se kjo rritje e atmosferës dhe e ritmit na bën optimistë për të ecur përpara. Vllaznia? Është një ndeshje shumë e fortë dhe ne kemi treguar se në ndeshje të forta japim më të mirën, siç ndodhi në ndeshjen me Partizanin, pavarësisht rezultatit në fund. Me pak fat, shpresoj të bëjmë më të mirën dhe uroj që të fitojmë”, tha Qirko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/