Naim Dani ishte pjesë e panelit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora Neës”. Kreu i sigurisë së stadiumeve ka zbuluar një prapaskenë që ka ndodhur pas përfundimit të miqësores me Bullgarinë. Dani ka treguar se një fëmijë i vogël i ka shpëtuar sigurisë së stadiumit dhe i ka puthur këmbën Sivlinjon. Ky i fundit ka mbetur i shtangur, teksa vetë Dani e ka shoqëruar më pas drejt hotelit.
“Doja të thoja dy fjalë për Silvinjon. Njeri më me kulturë, më dashamirës… Njeri që i përshëndet të gjithë, edhe fëmijët e rrugës. Kësaj radhe, kur mbaroi ndeshja miqësore, unë po e shoqëroja jashtë stadiumit. I ka ndodhur një fenomen që ndoshta s’e ka kapur asnjë kamer. Një fëmijë 10-12 vjeç, i iku edhe ‘security’-së sime, ka shkuar dhe i ka puthur këmbën Silvinjos. Ai (Silvinjo) ngeli, u fik fare dhe nuk dinte çfarë të bënte. Unë e mora dhe e futa në taksi. Pra ka një popullaritet të paparë”, ka treguar Naim Dani./Sport Ekspres/