Salernitana ka barazuar me rezultatin 2-2 kundër Sasuolos. Nga minuta e parë në fushën e lojës ishte edhe Frederik Veseli, por loja shkoi në mënyrën më të keqe për të, aq sa edhe trajneri do e largonte menjëherë sapo filloi pjesa e dytë e takimit.
Mbrojtësi shqiptar ngel në klasë në Serie A, teksa “Tuttomercatoweb“ e vlerëson si më të dobëtin në fushë me notën 4. “Një pasdite për t’u harruar për shqiptarin, të cilit i mungon gjithçka. Shumë shkëputje të tepruara, ndërsa vuan shumë nga goditjet e Traores, i cili në rastin e golit tall me të”, shkruhet në vlerësimin e “Tuttomercatoweb“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/