I mundi 3-0! Mourinho bën veprimin e papritur, i mban fjalim motivues lojtarëve dhe trajnerit kundërshtar pas ndeshjes

Lojtarët e Fenerbahçes kanë mposhtur mbrëmë Kasimpashën me rezultat bindës 3-0 në ndeshjen e Kupës së Turqisë. Tema kryesore e publikut atje është Jose Mourinho për shkak të lëvizjes fantastike që bëri për lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Pas përfundimit të ndeshjes, Mourinho foli me lojtarët dhe trajnerin Kasimpasa dhe u mbajti atyre një fjalim të shkurtër motivues, i cili është një lëvizje vërtetë xhentëlmene e portugezit që tregoi pse është një nga trajnerët më të mirë të historisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/