I mundën në kampionat por surprizohen në play-off, shqiptarët e Istanbulspor i japin fund ëndrrës për Superligë

Istanbulspori la pas një sezon fantastik, por që fatkeqësisht nuk u përmbyll me ëndrrën më të madhe, një biletë për në Superligën turke. Objektivi për skuadrën u arrit, teksa ia dolën të siguronin një vend për në play-off. Por rrugëtimi i tyre do të shkonte deri në këtë fazë.

Përballë në play-off gjetën ekipin e Altait, të cilin e kishin mposhtur në të dyja përballjet në kampionat, një herë me rezultatin 2-1 e njëherë me shifrat 1-3. Megjithatë faza play-off është ndryshe nga kampionati dhe këtë Altai ia vërtetoi në fushën e lojës, teksa i fitojnë të dyja sfidat, duke siguruar finalen me Altinordu.

Kështu ëndrra e shqiptarëve të Istanblusporit për të qenë pjesë e elitës së Turqisë sezonin e ardhshëm merr fund. E vetmja mënyrë për të arritur një gjë të tillë është ndërrimi i ambientit në merkaton e verës. Eduart Rroca ka shkëlqyer këtë sezon me golat dhe asistet e tij dhe një transferim në muajt në vijim nuk do të ishte aspak habi. E njëjta gjë vlen edhe për Kristal Abazajn, i cili mbyll një sezon pozitiv në Ligën e Parë turke./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *