I moshuar? Zlatan Ibrahimoviç është vera më e mirë në qarkullim, Milani e do edhe për dy vite

E kush do ta mendonte se në momentin që Milani zgjodhi që të merrte sërish Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi suedez do të luante në nivelet më të larta? Sulme të ndryshme erdhën për kuqezinjtë që u kritikuan se kishin nëshkruar me një “të moshuar”.

Megjithatë fusha tregoi krejtësisht të kundërtën, teksa suedezi është i gjithë “djalli” që kërkon të zgjohet dhe të futet sërish në “Champions League” pas shumë vitesh. Padyshim që flitet për verën më të mirë në qarkullim dhe te Milani po bëjnë gjithçka që karriera e Ibrahimoviç të mbyllet në këtë klub.

Një ofertë e re e rinovimit është duke u përgatitur pas derbit me Interin. Kështu thuhet se Milani kërkon që të ketë shërbimet e suedezit deri në qershorin e vitit 2022. Pra nëse kuqezinjtë do të arrijnë kualifikimin në grupet e “Champions League”, këtë skenë do të shijojë sërish Zlatan Ibrahimovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *