“I mohoj fjalët që kanë dalë”, Sormani: Nuk thashë se dua të mbyllet Superiorja, erdha këtu nga idetë e Demit

Partizani i dorëzoi edhe një herë tjetër stolin e trajnerit Sormani, nisur nga rezultatet e dobta të arritura nga patrioti i tij Lerda. Megjithatë edhe trajneri Italian nuk po gjente rrugën e duhur drejt mbrojtjes së titullit, madje gjatë drejtimit të tij u thellua edhe më shumë diferenca me Tiranën kryesuese. NDërkohë tani që kampionati është ndalur klubet po kërkojnë me ngul të rikthehen sa mëshpejt në fushë dhe ta mbyllin aty sezonin e lënë përgjysmë.

Sormani ishte i ftuari i sotëm në emisionin “Fan Zone”, ku foli më tepër rreth situatës aktuale. Trajneri i Partizanit përgënjeshtroi edhe deklaratat e dalë prej tij në mediat shqiptare, ku thuhej se tekniku Italian dëshironte mbylljen para kohe të sezonit dhe jo zbritjen në fushë. Por këto fjalë janë hedhur poshtë nga vetë Sormani në prononcimin e tij në “Supersport”, teksa ai bën me dije se ia lë në gjithçka në dorë Federatës për të vendosur zgjidhjen më të mirë. Më tej ka shpjeguar edhe motivet që e shtynë të rikthehej në krye të Partizanit, ku duket se e bind projekti i Gaz Demit.

“Si fillim dua të mohoj atë që keni lexuar sot, se unë kam thënë se dua të mbyllet kampionati. Kam thënë vetëm që është një pyetje që nuk mund t’i jap përgjigje. I takon Federatës për të vendosur pastaj duke parë situatën. Përse erdha këtu? Po më duhet të them nga idetë revolucionare të Gaz Demit që ka një projekt për të ardhmen. Po ndërton një kompleks dhe këto janë motivet që më sollën këtu. Më mungojnë restorantet dhe shumë gjëra në Shqipëri. Shpeshherë më ndalojnë tifozët e Tiranës dhe shkëmbejmë batuta në rrugë”, ka deklaruar Sormani./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online