Laçi barazoi me rezultatin 0-0 në transfertë kundër Petrokubit, duke lënë shanse të mëdha për një kualifikim për të dytin vit radhazi në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një arritje e tillë do të thotë një sukses i madh për Laçin, që mban lart emrin e futbollit shqiptar në Europë.
Tashmë bardhezinjtë kanë fituar eksperiencë të mjaftueshme në arenën ndërkombëtare, teksa janë mësuar me emra si Anderlehti dhe Krajova. Nëse kalon Petrokubin, atëherë ngjasat janë të mëdha që pengesa e radhës për ekipin e Duros të jetë Fehervari.
Hungarezët morën një fitore bindëse mbrëmjen e djeshme, kur mposhtën thellë 4-1 Gabalën. Me një rezultat të tillë, duket Fehervari i ka mbyllur llogaritë për turin e dytë kualifikues. Hungarezët vijnë nga një kampionat më cilësor se i yni, por nuk qendrojnë më lart në cilësi se Anderlehti apo Krajova me të cilët Laçi është përballur më parë. Ndoshta këtë herë historia do të rishkruhet, Laçi mund të synojë “play off”-in./Halit Delibashi-Sport Ekspres/