Interi është ndalur në barazim në transfertën e sotme të luajtur kundër Lecce-s, që përfundoi me shifrat 1-1. Zikaltërit do të ishin të parët që do të kalonin në avantazh, duke gjetur golin me anë të Bastonit në minutën e 72.
Por epërsia do të zgjaste vetëm 5 minuta, teksa në të 72-tën do të ishte kapiteni i Lecce-s që do të vendoste gjithçka në baraspeshë. Mancosu nuk i përmbajti dot lotët pas golit të shënuar dhe u shtri në fushë duke qarë. Lojtari nuk i beson syve për golin e shënuar, ndërsa merr rolin e heroit kundër një skuadre si Interi që ka histori në Serie A dhe në këtë sezon lufton për titull kampion./Sport Ekspres/
Di bene in meglio sta domenica #LecceInter #Mancosu #InterMerda pic.twitter.com/sNmS4Msb5q
— Luca@acmilan (@LucaDido1) January 19, 2020