I merr 800 mijë euro në sezon! Torino largon Etrit Berishën, avullon pista Southampton dhe ka tani vetëm një rrugë për ekipin e ri

Etrit Berisha mund të thuhet se e ka mbyllur aventurën e tij te Torino. Portieri shqiptar nuk është në planet e trajnerit dhe klubi po bën gjithçka që lojtari në fjalë të largohet përpara mbylljes së merkatos dimërore edhe në ato pak shtete ku vazhdon të jetë e hapur.

Për këtë arsye pista e Turqisë mbetet si mundësia e vetme, ndërsa u avullua ajo e Southampton. Berisha paguhet për 800 mijë në sezon te Torino deri në 2024 dhe kjo është një ndër arsyet që klubi do largimin e tij. Italianët po kërkojnë që të gjejnë një marrëveshje në Turqi për huazimin e Berishës për gjysmën e sezonit dhe më pas për blerjen e plotë të kartonit të tij. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *