“I merituam vërshëllimat e tifozëve”, Ançeloti bën autokritikë: Ndeshje e keqe, do ta kisha ndërruar edhe veten time

Reali i Madridit ka barazuar 1-1 me Lajpcigun në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë, pavarësisht lojës së dobët, madrilenët janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë fitores 0-1 të marrë më herët në Gjermani. Karlo Ançeloti ka pranuar se ekipi i tij ka zhvilluar një ndeshje të keqe. Trajneri Italian bën autokritikë, teksa është shprehur se do të kishte zëvendësuar veten në rast se do të mund ta bënte një gjë të tillë. Sa për vërshëllimat e tifozëve spanjollë, Ançeloti i konsideron tërësisht të merituara.

“Ndeshja është e keqe, e luajtur dobët, me pak intensitet, me shqetësim… aspekti psikologjik e ka kushtëzuar shumë ndeshjen tonë. Kemi luajtur kundër një kundërshtari që ka cilësi, që ka luajtur pa asgjë për të humbur dhe ne me frena nga fillimi deri në fund. Vuajtëm, por e rëndësishme ishte të arrinim në çerekfinale dhe ja ku jemi.

Vërshëllimat e tifozëve? Kritika e merituar duhet pranuar. Dhe sot e tillë është. Vërshëllimat janë të merituara. Kërkesa e publikut është e nevojshme. Nëse do të më duhej të ndryshoja dikë që nuk po luante mirë, do të ndërroja trajnerin”, është shprehur Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online