I mbyllur në karantinë prej ditësh/ Ronaldo ngushëllon veten duke porositur një Bugatti 8.5 milion paund

Pasi dhuroi 1 milion euro në ndihmë të spitaleve në Portugali për të përballuar përhapjen e Covid-19, Ronaldo mendon ende për shpenzime. Nga shtëpia, aty ku është izoluar prej ditësh me radhë, ylli portugez ka porositur një tjetër makinë për t’iu bashkangjitur koleksionit të tij të automjeteve. Bëhet fjalë për një Bugatti Centodieci, i cili kap vlerën e të paktën 8.5 milion paundve. Një dhuratë që sulmuesi i bën vetes në këto ditë të vështira psikosociale.

Sa i përket modelit të makinës që Ronaldo ka zgjedhur, raportohet se në treg janë vetëm 10 modele të krijuara deri më tani. Padyshim një makinë luksi po aq sa edhe shpenzimet për të. Aq më tepër që i gjithë ky shpenzim vjen në një moment krize ekonomike të paralajmëruar nga pezullimi i gjithçkaje “fal” përhapjes së koronavirusit. Por duket se Ronaldo nuk do e vuajë këtë periudhë, edhe nëse Juventus do të vendosë shkurtimin e rrogave për lojtarët./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online