I mahnitur nga fjalimi i Ibrahimovic para shokëve të ekipit, Pioli tregon se çfarë tha suedezi: Të gjithë mbajnë mend lojtarët e artë të Milanit, ky është momenti ynë

Milani mposhti Veronën 3-1 mbrëmë si dhe u afrua një hap më afër fitimit të Scudettos. Pas kthesës, kuqezinjtë arritën të festojnë në Verona dhe dy javë para përfundimit të Serisë A, kanë dy pikë më shumë se rivali i tyre i qytetit, Inter.

Verona i tronditi mysafirët mbrëmë në minutën e 38-të kur Faraoni shënoi për 1:0, por Milani arriti te përmbysja. Dy gola i shënoi mbrëmë Tonali, ndërsa Florenzi mbylli llogaritë në 1-3. Mbrëmë ka luajtur 10 minuta edhe Zlatan Ibrahimovic, i kthyer nga dëmtimi.

Ibrahimovic ka rolin e liderit në këtë skuadër, të cilin e tregoi edhe para fillimit të ndeshjes. Trajneri i këtij klubi, Stefano Pioli, ka treguar se Ibrahimoviç ka mbajtur një fjalim para bashkë lojtarëve të tij dhe po ashtu i ka motivuar ata para se të hynin në fushë.

“E dinim se sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje për ne. Ibrahimovic mbajti një fjalim para ndeshjes dhe tha diçka të mrekullueshme: “Të gjithë i mbajnë mend lojtarët e Milanit që fituan Skudeton ose Ligën e Kampionëve, kështu që nëse duam të kujtohemi, atëherë kemi tre ndeshje ta arrijmë”. Lojtarët tanë nuk kishim më nevojë për motivim”, tha Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online