“I lumtur që ndihmova ekipin”, flet heroi Muçi pas supergolit me Legian: Nuk e kam treguar ende potencialin tim

Ernest Muçi ishte heroi i sotëm për Legian e Varshavës. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushën e lojës për të mbajtur gjallë shpresat e polakëve për një kualifikim në “play off” të Champions League. Ish-futbollisti i Tiranës tundi rrjetën e Dinamos së Zagrebit me një supergol  në minutën e 82-të, duke e fiksuar rezultatin në 1-1. Muçi ka dhënë një prononcim për mediat menjëherë pas ndeshjes, ku tregon se pavarësisht këtij goli pret akoma më shumë nga vetja e tij.

“Ëndrra ime ishte të fitoja këtu, por edhe barazimi është në rregull. Çdo gjë do të vendoset në stadiumin tonë të mbushur me tifozët tanë. Ne do të japim 100% për ta fituar këtë ndeshje. Të them të vërtetën, më duhet të stërvitem edhe më shumë, pres më shumë nga vetja. Unë dua të zhvillohem. Ende nuk e kam treguar potencialin tim të plotë. Jam i lumtur që ndihmova ekipin sot. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmojmë ekipin të fitojë ndeshjet dhe të ndjekim objektivat tona.

Mendoj se kemi luajtur mirë, kemi fituar duele. Duhet të shënonim një gol në pjesën e parë. Ne pësuam një gol në fillim të pjesës së dytë, por më pas luajtëm shumë mirë deri në fund dhe tani gjithçka është në dorën tonë“, ka deklaruar Ernest  Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online