Roberto Mancin arriti një sukses të madh me Italinë e tij në kualifikueset në Euro 2020, ku “axurrët” bindën më shumë se kurrë në fushën e lojës. Në mënyrë që të ketë grupin e plotë dhe sa më në formë verën e ardhshme, trajneri Italian shprehet se në këtë këndvështrim do të ishte i lumtur të mos riniste edhe një herë kampionati. Kjo pasi ndeshjet do të ishin të ngjeshura dhe mungesa e pushimeve ndërmjet sezoneve do të rriste mudësitë për dëmtime.
Në të shkuarën e tij Mancini ka qenë në stolin e Interit, përpara tripletës së Mourinhos dhe më pas sërish në vitin 2014. Në lidhje me suksesin e trajnerit portugez, italiani shprehet se cikli që ai krijoi aty ishte i destinuar për fitore dhe duket i bindur se do e kishte arritur edhe ai suksesin e tripletës.
“Si trajner i Kombëtares, nëse do të mbaronte kampionati që tani do të isha më i lumtur, sepse atëherë ndeshjet do të fillojnë të grumbullohen, por është e drejtë të rifillohet nëse ka mundësi. Lojtarët dhe njerëzit kanë nevojë për futboll, i cili është një industri e rëndësishme. Do të ishte më mirë nëse nuk luhet, do të kishte më shumë kohë për t’u rikuperuar dhe pushuar. Përkundrazi, nuk do të ketë kohë as të stërviteni mirë. Por është e drejtë të fillojë përsëri.
Tripleta e Mourinhos? Ne ndërtuam një ekip të fortë, pastaj ata morën lojtarë kryesorë. Cikli im ishte i destinuar të arrinte të tilla fitore, jam i sigurt që do tëa kisha arritur edhe unë. Fitova atë që duhej të bëja, si dhe në Manchester City, ku ata e pritën atë titull për 50 vjet. Natyrisht se meritat janë për të gjithë trajnerët që kanë fituar trofetë”, ka deklaruar Roberto Mancini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/