I lodhur me Marash Kumbullën, Igli Tare vendos një bast të rrezikshëm me mbrojtësin nga Kina

Shumë javë negociata për të marrë Marash Kumbullën te Lacio nuk kanë dhënë rezultat për Igli Taren. Madje edhe fakti se i përkasin të njëjtës kombësi nuk i dha përparësi këtij transferimi, ndryshe nga Vedat Muriqi. Të paktën jo deri tani, ndërsa mbrojtësi i Shqipërisë kërkon me patjetër që të vesh fanellën zikaltër në sezonin e ardhshëm. I lodhur nga këto negocime, drejtori sportiv i Lacios është duke kërkuar një tjetër alternativë për mbrojtjen.

Madje duke qenë i gatshëm për të vendosur edhe një bast të rrezikshëm. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Lacio do të marrë 23-vjeçarin Kim Min Jae. Ky i fundit luan me ekipin e Bejing Guoan në Kinë, atje ku niveli i futbollit nuk është në nivelet më të larta. Megjithatë kartoni i tij vlerësohet 15 milionë euro dhe mbi të gjitha basti është i rrezikshëm për koreano-jugori nuk ka luajtur kurrë në Europë dhe kjo do të ishte hera e parë për të nëse mbërrin te Lacio. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online