Lukaku nuk është më ai i Interit dhe tashmë kjo është e qartë. Belgu u shpreh hapur në intervistën e fundit se nuk ndihet mirë në Chelsea dhe se donte të rikthehej tek zikaltërit.
Pakënaqësia e tij me skuadrën londineze është pasqyruar përgjatë këtij sezoni si dhe veçanërisht ditën e sotme në përballjen ndaj Tottenham. Lukaku dukej mjaft i lodhur në fushë dhe nuk kishte energjinë e duhur për të vrapuar.
Një video e Lukakut është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku i vetëm nuk arrin të shkëputet dhe humbet një aksion mjaft të rrezikshëm duke e nxjerrë topin në anësore. Pas këtij veprimi 28 vjeçari u ndje mjaft i dëshpëruar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
??? pic.twitter.com/oRfHqhOWiW
— ?Ellis. (@EIIisV3) January 5, 2022