Emri i Nedim Bajramit sa vjen e zë edhe më shumë hapësirë në mediat italiane sa i përket çështjes së merkatos. Lojtari 22-vjeçar kërkohet nga disa klube të Serisë A, ndërsa i fundit që ka hyrë në garë është Sasuolo. Një ekip që nuk është aspak i panjohur për futbollistin shqiptar, pasi deri në momentet e fundit të merkatos së verës ishin në negociata për të siguruar një firmë në kontratë.
Megjithatë Sasuolo duket se nuk ka hequr ende dorë nga Bajrami. Trajneri Dionisi e njëh më së miri “fantazistin“ që e ka stërvitur vetë te Empoli dhe e kërkon ta ketë përsëri nën urdhërat e tij. Gjithashtu largimi i Bogës dhe Djuriçiçit hap menjëherë rrugnë për një transferim të ri te Sasuolo. Këta të fundit do të provojnë një marrëveshje huazimi me detyrim blerjeje si dhe do të përfshijnë në negociata edhe lojtarin Markiza. Mbetet për tu parë se cila do të jetë e ardhmja e Nedim Bajramit, pavarësisht se drejtori sportiv i Empolit e bëri të sigurt se nuk ka ndërmend të largojë asnjë nga “xhevahirët“ e skuadrës në janar./Sport Ekspres/