Drejtori i Blick, Andreas Boni, ka falënderuar dy lojtarët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Pas miqësores me Kosovën, ajo që kujtohet është historia e këtyre dy lojtarëve. Në momentin kur Kosova u pranua nga organizmat më të lartë të futbollit, Xhakës dhe Shaqirit i lejohej të kalonin te dardanët. Megjithatë nuk e bënë një zgjedhje të tillë. Për këtë arsye artikulli i Boni ka nisur me fjalët: “Faleminderit Granit, faleminderit Xherdan”. Të dy këta lojtarët janë pjesa më e rëndësishme e helvetëve dhe një largim i tyre do t’u kushtonte shumë.
“Në vitin 2016 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vendosën për Zvicrën dhe kundër Kosovës. Jo një zgjedhje e natyrshme. Sepse në vitin 2016 të dy mund të ishin kishin ndryshuar komb. Pasi Kosova u pranua zyrtarisht si anëtare e FIFA-s. Që të dy lojtarët qëndruan dhe luajtën Kampionatin Evropian në Francë për ekipin kombëtar. Sigurisht, Zvicra ofron një platformë sportive shumë më tërheqëse”, shkruan Boni. /Sport Ekspres/