“I lau duart” me Rangersin, Grezda mund të përfundojë në Katar ose Australi

Karriera e Eros Grezdës me Rangersin është mbyllur, të paktën derisa në krye të jetë Steven Gerrard. Trajneri i njohur e ka shprehur hapur se sulmuesi nuk mund të jetë më pjesë e ekipit skocez.

Kjo pasi Grezda ka pështyrë një lojtar tek të rinjtë e Ballymenas, duke e mbushur kupën në një farë mënyrë, pasi ishte edhe jashtë formës që pritej. Por ku do të shkojë Eros Grezda? Kontrata e tij me Rangersin është deri në vitin 2022 dhe nuk mund të presë kaq gjatë pa luajtur.

Për më tepër edhe transferimet në Europë janë mbyllur sa i përket merkatos verore. “TRT Football” shkruan se Katari është një nga opsionet më të mira për këtë futbollist. Kjo pasi merkato atje mbyllet në datën 30 shtator dhe janë vetëm 2 skuadra që nuk e kanë plotësuar kuotën e lojtarëve të huaj.

Kampionët e Al Sadd dhe Al Rayyan janë dy ekipet që mund ta marrin Grezdën dhe që kanë më shumë shanse për momentin. Një alternativë B konsiderohet Australia, atje ku merkato mbyllet në datën 15 tetor dhe ku së fundmi është zyrtarizuar edhe Migjen Basha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *