I larguari i Federatës Spanjolle të Futbollit i del në krahë figurës së larguar nga FSHF: Lexova që Prodani…

Gara e radhës për president të FSHF duket të jetë mes Armand Dukës, Dritan Shakohoxhës dhe Sulejman Starovës. Teksa po futemi më tepër drejt periudhës së zgjedhjeve, motorët po ndizen, aroma po ndihet. Ish-sekretari i FSHF, i larguar nga ky post i rëndësishëm dhe tanimë një kritikë i saj në çdo vendim që merret, Eduard Prodani, ka hedhur kandidaturën për President të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë.

Aktualisht kjo Shoqatë drejtohet nga një emër si Sulejman Mema. E gjithë lu.fta për të marrë kryesimin në këtë Shoqatë është vetëm për të pasur drejtën e votës në zgjedhjet e presidentit të FSHF. Ndërkohë ishte ish zyrtari i Federatës Spanjolle të Futbollit, Eduard Dervishaj, i larguar prej saj, mbështet ish sekretarin e FSHF duke i uruar fitoren në këtë garë.

“Lexova që Eduard Prodani ka paraqitur kandidaturen per President të Shoqates Rajonale të futbollit Tirane. Ky eshte nje lajm shume i mire! Futbolli ka nevoje per njerez me integritet, të apasionuar, me eksperience dhe Edi eshte nje kandidat i denje per kete detyre.

Me siguri, se bashku me perfaqesuesit e subjekteve të tjera të komunitetit të futbollit ne Tirane, do të kontribuoje jo vetem ne ngritjen e cilesise por dhe vendosjen ne vendin që ju takon shoqatave të futbollit! Futbolli eshte shume më shume se dhjete klube profesioniste. Shoqatat deri më sot kane qene të harruara dhe duhen të ndergjegjesohen per rolin thelbesor qe kane ne strukturen e futbollit të nje vendi si dhe ne proçesin e vendimmarrjes”, shkruan Dervishaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *