I la të gjithë pa fjalë në ndeshjen e Shqipërisë U-21! Tim Civeja shkon në ekipin ku ishte Marvin Cuni, skuadra e Bundesligës i vë kushtin e veçantë në kontratë

Tim Civeja ishte protagonisti kryesor i fitores së Shqipërisë U-21 ndaj Bullgarisë U-21. Në fushën e lojës, mesfsuhori dukej si një kalibër i rëndë dhe nivel tjetër duke e bërë ndjeshëm diferencën. Kartoni i lojtarit 21-vjeçar zotërohej nga Augsburgu, por gjermanët kanë zgjedhur që ta transferojnë te Saarbrucken.

Ky ekip ndodhet në divizionin e tretë të futbollit në Gjermani dhe e humbi vetëm për një vend promovimin në divizionin e dytë. Megjithatë në këtë skuadër ndodhej edhe Marvin Cuni, që pak ditë më parë u transferua te Frosinone në Serinë A.

Ndërkohë te Augsburgu kanë jo pak besim se Civeja mund të shpërthejë në të ardhmen. Për këtë arsye ata kanë vendosur një kusht të veçantë, teksa kanë opsionin e blerjes së kartonit sërish për Civejan. Nëse ky i fundit do të shpërthejë, atëherë do të kalojë sërish te Augsburgu.

“Tim Civeja filloi stërvitjen e tij në FC Augsburg, luajti ndeshjet e tij të para në Bundesligë dhe u zhvillua më tej përmes huazimit në Ingolstadt. Me kalimin e tij në 1. FC Saarbrücken, i cili sapo humbi promovimin në divizionin e dytë të futbollit në Gjermani, pasi doli në vendin e pestë, tani Civeja mund të ndërmarrë hapin tjetër. Ne i urojmë Timit çdo sukses në Saarbrücken dhe do të vazhdojmë ta vëzhgojmë me vëmendje në të ardhmen, jo vetëm për shkak të opsionit të blerjes së ankoruar në kontratë,” tha Stefan Reuter, drejtori sportiv i Augsburg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *