Pak orë para ndeshjes me Shqipërinë, media në Izrael ka publikuar një artikull për lojtarin më të rrezikshëm të Kombëtares. “Israel Hayom” ka publikuar lajmin e fundit që qarkulloi në mediat prestigjoze britanike se Armando Broja ka lënë përshtypje te trajneri i ri i Chelsea, Potter.
Menjëherë pas kësaj, thuhet se është pikërisht ky element që pritet t’i dhurojë një mbrëmje të vështirë në Tel Aviv. “A e kemi planin për ta bllokuar?”, pyet media në Izrael, kur jemi pak orë para ndeshjes. /Sport Ekspres/