I la golin Kukësit, presidenti Gaz Demi krenohet: Vetëm Partizani e bën, lojtari i Kukësit nuk u dëmtua nga ne

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, është krenuar me sjelljen e lojtarëve të kuq në fitoren 1-2 kundër Kukësit. Pikërisht në minutat e fundit atje ku pasi Murataj tundi rrjetën teksa lojtari kundërshtar ishte në tokë, futbollistët e Partizanit do të qëndronin statik për të respektuar “Fair-Play” duke lënë ngushtimin e rezultatit në 1-2.

Gjatë një prononcimi për “RTSH Sport”, Demi është shprehur se vetëm Partizani arrin në këtë nivel për të respektuar rivalin. “Vetëm Partizani bën fair play të tillë. Aty në fakt, lojtari i Kukësit është dëmtuar nga topi, jo nga ndonjë faull. Gjithsesi, stafi mendoi të lejonte golin e Kukësit dhe bëri mirë”, tha Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *