Manchester United mposhti me vështirësi Aston Villan me rezultatin minimal 1-0, megjithatë “djajtë e kuq” grumbulluan 3 pikë mjaft të rëndësishme. Një gjest aspak për tu përgëzuar ka ndodhur ditën e djeshme nga ana e tifozëve të Manchester United.
Ata ofenduan dhe shanë në kor, trajnerin e Aston Villas, Steven Gerrard përgjatë gjithë ndeshjes. Gerrard nuk reagoi keq, por provokoi më shumë tifozët duke i kthyer fytyrën që fa shikonin plotësisht. Inati mes legjendës së Liverpool dhe tifozëve të Manchester United nuk perfundoi edhe pas mbylljes së karrierës së tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/