“I kemi luajtur të gjitha ndeshjet e Europianit si të ishin jashtë”! Gazetari spanjoll: Ka 50.000 anglezë në 70.000 tifozë në finale

Spanja do të luajë sot finalen e Europianit të Gjermanisë kundër Anglisë. Para këtij takimi, gazetari spanjoll, Manu Carreno, ka treguar një të dhënë shumë të rëndësishme.

“Unë me të vërtetë dua të flas. Në këtë Euro, ne po vuajmë nga diçka që askush nuk e di. Të gjitha ndeshjet që luajtëm ishin praktikisht jashtë për ne. Ne jemi skuadra me më pak tifozë në këtë turne.

Do të ketë më shumë se 50,000 anglezë. në stadiumin me kapacitet prej 70.000 vendesh Kemi 12 vite që presim këtë ndeshje, disa tifozë kanë paguar fluturimin dhe akomodimin dhe nuk do të mund të hyjnë në stadium sepse nuk mund të marrin bileta”, tha Carreno për mediat spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/