I kanë vendosur në vijë të gjitha punët! Gjermanët kanë “halle serioze”, tani do të ndryshojnë nofkën “Die Mannschaft” të Kombëtares se u ka dalë nga qejfi

Futbolli në Gjermani duket se është në perfeksion pasi shqetësimi më i madh i tyre për momentin është pseudonimi i kombëtares. Federata Gjermane e Futbollit po shqyrton seriozisht ndryshimin e pseudonimit për ekipin kombëtar të futbollit për meshkuj.

Që nga viti 2015, nofka “Die Mannschaft” është në përdorim, që do të thotë “ekip”. Ata e morën këtë emërtim pasi fituan Kupën e Botës në vitin 2014 dhe pseudonime të ngjashme iu dhanë ekipeve të tjera kombëtare pas episodeve të suksesshme, për shembull, anglezëve iu dha pseudonimi “Tre Luanët” dhe brazilianëve “Selecao”.

Megjithatë, disa njerëz në futbollin gjerman besojnë se kombëtarja duhet të marrë një nofkë të re. “Nuk më pëlqen më shumë ky term sepse është poshtërues për ekipet dhe kombëtaret e tjera gjermane që janë gjithashtu të suksesshme në fushat e tyre”, tha Hans-Joachim Ëatzke, nënkryetar i Federatës Gjermane të Futbollit.

Lothar Matthaueus, i cili ka një rekord prej 150 paraqitjesh për Gjermaninë, është gjithashtu në favor të ndryshimit të pseudonimit, veçanërisht pasi “ekipi aktual nuk po luan aq mirë dhe mjaftueshëm dominues për të mbajtur atë pseudonim”.

Gjermania është duke u përgatitur për një ndeshje të re në Ligën e Kombeve, pasi nesër do të luajë në Hungari dhe dëshiron të lajë shijen e hidhur pasi fitoi vetëm dy pikë në dy raundet e para, duke barazuar 1:1 ndaj Italisë dhe Anglisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online