“I kam të dy lojtarët e mi”, trajneri i Spanjës i gëzohet faktit: Fatmirësisht i humbi rastet Moreno dhe jo Morata

Spanja arriti të fitojë në saj të penalltive me Zvicrën, por kishte mundësinë ta mbyllte ndeshjen që në kohën shtesë. Sulmuesi i Villarealit, Gerard Moreno humbi disa raste flagrante për të shënuar golin e dytë, por kjo edhe për meritë të portierit Sommer, i cili ishte fantastik në ndeshjen e djeshme.

Bazuar në kritikat e shumta te tifozëve spanjollë ndaj Moratas, trajneri i Spanjës Luis Enrique nuk ka ngurruar të përdorë ironinë në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Sipas tij fatmirësisht këto raste i humbi Moreno, sepse po të ishte Morata do ta kishin kryqëzuar.

“Fatmirësisht i humbi Moreno dhe nuk i humbi Morata se do e kryqëzonit. Unë i dua shumë të dy se i kam lojtarët e mi”- tha ndër të tjera Luis Enrique. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online