“I kam rrahur të gjithë vetëm me një dorë”, habit Florian Marku: Imagjinoni tani me dy duart

Florian Marku fitoi me lehtësi përballjen e fundit ndaj anglezit, Mweemba. Me këte triumf, 28 vjeçari ka përmirësuar rekordin e tij në boks në 7-0 ku 5 prej tyre janë fituar me KO. Kundërshtari i Markut dukej se nuk ishte aspak në nivelin e tij, teksa nuk lëshoi asnjë grusht drejt shqiptarit. Pas ndeshjes Florian Marku habiti me deklaratën e tij, duke theksuar se i ka mundur kundërshtarët vetëm me dorën e majtë.

“Deri tani i kam mundur kundërshtarët me dorën e majtë, por pas operacionit tani e kam dhe të djathtën. Nuk më prekën dot me 1 dorë, jo më me duar. Do ta kuptojnë mjaft shpejtë se kush jam unë”- tha Florian Marku.

Kundërshtari i mundshëm i djaloshit nga Lushnja pritet të jetë Conor Benn, i cili deri tani ka refuzuar ofertat për këtë përballje, pasi mendon se Florian Marku nuk është shumë i famshëm. Megjithatë me këtë KO, mund të jemi shumë pranë zyrtarizimit të kësaj ndeshje fantastike. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *