“I kam problem goditjet me kokë“, Cara ndihet në faj pas rastit të humbur: Me asistin e shleva disi gabimin

Derbi i kryeqytetit është vendosur nga një gol i Esat Malës në minutën e 71-të të ndeshjes. Partizani fitoi kështu me rezultatin e ngushtë 1-0, duke dhënë shpresë për ndryshim në kampionat. Ndërkohë e kundërta mund të thuhet për Dinamon, që tashmë mbetet e mbërthyer në krizën e madhe të rezultateve. Në fund të derbit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”.

Cara (Partizani): “Janë një problem i imi goditjet me kokë. Do mundohem ti përmirësoj në stërvitje. Gaboj shumë. Mendoj se ishte një ndeshje shumë e mirë, e dominuar nga të gjitha anët. Kjo na jep moral për të ardhmen. Rasti me kokë ishte shumë i pastër. Duhet të shënoja, por në futboll ndodhin këto. Ka pasur raste ku nuk pritej dhe kam shënuar. Pritshëmritë janë të larta për mua që kam ardhur këtu, por shpresoj t’ua kem shpërblyer me golat që kam shënuar dhe që do shënoj në vazhdim. Asnjëri nuk ma përmendi rasti që duhet të shënoja. Me asistin e shleva disi gabimin. Kjo ndeshje na jep shumë besim. Do shohim ndeshjet me Kukësin dhe Tiranën që janë ekipe pretendente dhe pas tyre do flasim si do shkojë Partizani“.

Shkëmbi (Dinamo): “Pjesën e parë e nisëm mirë, jo keq. Pastaj për 20-25 minuta kundërshtari na vuri në vështirësi. Mendoj që jemi një grup i mirë ku nuk ka asnjë problem me njëri-tjetrin. Por ndoshta na duhet akoma më shumë kohë për tu për një grup siç e dua unë. Një grup i fortë që në momente të vështira arrin ta nxjerrë skuadrën nga presioni. Në futoboll dhe jo vetëm nëse nuk je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për atë që duhet të bësh, normale që nuk do të ketë rezultat. Nuk mendoj që neglizhojnë ndaj njëri-tjetrit futbollistët. Janë ato momente ku çdo futbollist duhet të japi mbi 100% për të dalë nga kjo situatë. Në futboll gjërat zgjidhen ose me merkato, ose ikën trajneri. Janë edhe dy ndeshje ku shpresoj dhe besoj se do bëjmë mirë, sepse në ekip ka burra. Merkato? Nuk është momenti as për të dhënë emra e as për të thënë kush do largohet.“

Daja (Partizani): “Në gjashtë javët e fundit kemi marrë katër fitore një barazim dhe një humbje në Shkodër. Djemtë sot kanë bërë maksimumin. Kemi zotëruar lojën nga fillimi në fund. Patëm shumë raste para porte. E vetmja gjë që nuk shkoi mirë ishte finalizimi përpara portës. Stresi është sepse jemi të detyruar të rekuperojmë ato pikë që kemi lënë në javët e para. Ndoshta ky është ai presioni i shtuar përpara porte. Do stabilitet. Në momentin që nuk ke stabilitet pikësh një ekip si Partizani ka presion, sepse është ndërtuar për objektiva madhorë.

Nuk duhet ta zbuloj si e kishim përgatitur ndeshjen sepse dua ta përdorim edhe në ndeshje të tjera. Pavarësisht se jam një lojtar që i mëshoj taktikës dëshira e futbollistëve është ajo që e prodhon këtë lojë. Kur shoh klasifikimin tani dhe shoh Tiranën në vend të parë që thotë se do të bëjë merkato, sigurisht që edhe ne duhet të bëjmë merkato. Ne punojmë në staf por pa miratimin tim nuk besoj se do afrohet ndonjë lojtar. Do bëj tifoz për Laçin kundër Tiranës? Në një moment të tillë ne na leverdis barazimi, sepse janë minus dy pikë të dyja ekipet. Barazimi do ishte në interesin tonë. Ne jemi profesionist dhe bëjmë punën tonë. Titujt festohen me të gjithë njësoj. Sinjali nuk është vetëm fitimi i derbit, por këto 6 javë kanë qenë shumë të rëndësishme. Nuk është vetëm një ndeshje që rikthen entuziasmin. Kemi bërë mirë këto gjashtë javë por jemi detyruar të mos festojmë për shkak se nuk kemi bërë mirë në fazën e parë.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online