Ezgjan Alioski është një nga shtyllat kryesore të suksesit të Maqedonisë së Veriut. Ndërhyrja vendimtare ndaj Berardit në sfidën kundër Italisë ishte thelbësore në kualifikimin e fqinjëve lindorë për në finale të “play off”-eve të Kupës së Botës. Alioski ka qenë i ftuar në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka treguar mënyrën se si shpëtoi portën e Maqedonisë së Veriut dhe mënyrën se si është përjetuar ky kualifikim historik për ta.
“Puthjet e portierit? I kam ende këtu. Te ai momenti kur ti s’ke shumë kohë të mendosh. Ato janë sekonda nëse nuk je gati për ato sekonda, besoj do ishte gol. Fatin e kishim ne, në atë momentin aty isha me përqendrim në ndeshje. E kam analizuar Berardin shumë mirë. Na kanë pritur normale, kanë dashur të festojnë. Na kanë pritur për të festuar në qendër, por mendon se nuk ishte mirë për të festuar. Me Italinë fituam, por nuk jemi kualifikuar ende për në Katar. E dimë kush është Kristiano dhe me shumë respekt se ka luajtur për shumë vite në nivelin më të lartë. Por nuk është vetëm Ronaldo, edhe të tjerët luajnë në klube shumë të mira. Individualisht janë shumë lojtarë të mirë. Plan për Kristiano Ronaldon? Duhet të flas me Bielsën”, është shprehur Ezgjan Alioski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/