Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtari i Lionit. Lojtari shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore ditën e sotme dhe ka firmosur kontratën 3-vjeçare për skuadrën franceze. Gjiganti i Ligue 1 ka prezantuar ditën e sotme blerjen më të re që i ka kushtuar 6 milionë euro plus bonuse që në total kapin shifrën e 5 milionë eurove. Klubi i Lionit ka njohur edhe tifozët me CV-në e Xherdan Shaqirit, të cilin e konsideron si një nga më të mëdhenjtë që ka njohur historia e futbollit të Zvicrës.
“29 vjeç dhe me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka 96 paraqitje për Kombëtaren zvicerane, me të cilët ka marrë pjesë në 3 Kupat e Botës (2010, 2014 dhe 2018) dhe 2 Kampionate Europiane (2016, 2021), pasi kishte eliminuar Francën në Raundin e 16-ve në 28 qershor në Bukuresht.
I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë i Kombëtares zvicerane në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje).
Një lojtar me përvojë me më shumë se 400 ndeshje të luajtura në katër liga evropiane (Zvicër, Gjermani, Itali, Angli) dhe një lojtar i gjithanshëm, i aftë të luajë në krahë ose prapa sulmuesve, Xherdan Shaqiri ka të gjitha karakteristikat e dëshiruara nga Peter Bosz”, shkruan ndër të tjera klubi i Lionit në komunikatën zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/