Mirlind Daku ka munguar në listën e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Për shkak të dënimit nga UEFA, Daku nuk lejohet të luajë kundër Ukrainës, megjithatë për ndeshjen kundër Gjeorgjisë, Daku e shlyen dënimin dhe mund të hidhej në fushë.
Megjithatë është një tjetër arsye që e ndaloi Dakun për të qenë pjesë në këtë takim. Disa ditë më parë, trajneri i Rubin Kazan tha se do t’i kërkonte Shqipërisë që të mos e merrte Dakun pasi në Rusi po luan me injeksione.
Por nga krahu tjetër, Daku luajti sërish për 90 minuta me Rubin dhe sërish me injeksione. Në përfundimin e takimit, Rakhimov, nuk mund ta harronte sakrificën e shqiptarit. “Daku po luan me injeksione pasi është i pazëvendësueshëm te ne, i jam shumë falënderues për atë që po bën. Tani ai do të ketë pak kohë pushimi, i duhej me patjetër që të rikuperohej, nuk do të shkoj në Kombëtare”, tha Rakhimov. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/