“I jam bërë barrë prindërve, më thonë kur do ikësh”, Çinari: Inatin e kam me drejtuesit e Vllaznisë se më lanë te Partizani

Shkodra është një vend që gjithnjë ka prodhuar talente në futboll dhe këtë e ka treguar vit pas viti. Një prej tyre është edhe Erald Çinari, i cili aktualisht mban veshur fanellën e Partizanit. Sulmuesi ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Fan Zone” ku tregon situatën e shkaktuar prej Covid-19 në vendlindjen e tij, ku numri i të prekurve po rritet ndjeshëm.

Çinari tregon se rënia nuk është vetëm në aspektin fizik për të por edhe në atë psikologjik, teksa shprehet se ka nisur të jetë një barrë për prindërit e tij. Në këtë periudhë izolimi zbulon se po i mungon gjithçka nga jeta e mëparshme, e sidomos zhurma e tifozëve nga shkallët e stadiumit. Ndërkohë futbollisti Shkodran është ndalur edhe te ai inat i mbajtur prej tij ndaj drejtuesëve të Vllaznisë. Arsyeja është fakti se pasi nuk arriti të merrte lejen e kalimit në Kroaci u dërgua te Partizani, duke mos u kthyer sërish në klubin e tij të vendlindjes.

“Momentalisht jam në Shkodër, pranë familjes. Sigurisht që kam pasur rënie të gjendjes fizike, por edhe ajo psikologjike nuk është shumë e mirë. Kam filluar t’u bëhem barrë prindërve, kur do ikësh më thonë. Gjendja në Shkodër është shumë e keqe, shtohen rastet çdo ditë. Një neglizhencë e të gjithëve, pasi nuk qëndrojnë në shtëpi. Po më mungon çdo gjë, duke filluar nga stërvitja, ndeshjet dhe tifozët. Na mungon zhurma e njerëzve që bërtisnin në shkallët e stadiumit.

Nuk është njësoj si të luash me tifozë. Është shumë e vështirë, pasi futbolli për ta luhet. Të them të drejtën, do të na mungojnë tifozët nëse do të luhet pa ta. Nuk kemi bërë një kampionat të mirë, ndoshta kjo ndalesë do të ndikojë pozitivisht te ne (Partizani). Shpresoj të arrijmë atje ku duhet.

Largimi nga Vllaznia? Nuk e lashë Vllazninë as për lekë as për famë. Unë u nisa për në Kroaci, kisha arritur një marrëveshje me klubin kroat, por nuk u dha leja e kalimit. Çinari nuk e ka me Vllazninë, por me drejtuesit, te cilët nuk vendosën të më kthenin te Vllaznia, por më lanë te Partizani. Megjithatë jam shumë i lumtur te ky ekip”, është shprehur Erald Çinari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online