Të thuash që Bayern shkatërroi Tottenahm, nuk është e vërtetë. Të thuash po ashtu që Bayern mposhti me goleadë Tottenhamin, sërish nuk është e vërtetë. Bayern është Gnabry. Sulmesi gjerman shkatërroi i vetëm Tottenham, po mund të quhet. E thënë kjo modestisht nga çdo kush që shijoi magjinë e “Champions League”. Në një mbremje që emocioni dhe spektakli ishte falas nga këmbët e një 24 vjeçari, të cilat lanë me kokë ulur dhe të gjynjëzuar anglezët në shtëpi.
Katër gola nga shtatë në total mbajtën firmën e Serge Gnabry, shoqëruar edhe me një festim të çuditshëm. Në fakt për mesfushorin ofensiv të Bayern nuk është rastësor dhe pa domethënie ky festim. Gjithçka lidhet me gatimin, përzierien e diçkaje që vjen në formë rrethore. Gnabry në këtë rast gatuan një stuhi, një stuhi golash dhe feste. Festim i cili është imituar nga përtej kontinentit.
“Unë jam i apasionuar pas basketbollit amerikan, e ndjek çdo javë. James Harden është i preferuari im. Ai sa herë që realizon pikë në tabelë feston në të tillë mënyre. Ndoshta unë nuk mund të shënojë sa Harden pornë të tilla ndeshje them se kam shënuar mjaftueshëm. Do vijojë të festojë në të tillë mënyre duke u munduar të gatuaj sa më tepër stuhi golash dhe festë për tifozët”- ka thënë Serge Gnabry./Sport Ekspres/