Ndeshja e Milanit shkoi në anën e gabuar që në minutën e 7. Në rastin e parë të Interit, Dzeko shënoi nga goditja e këndit duke i shokuar kuqezinjtë. E teksa ekipi i Piolit ishte ende duke u përpjekur të marrë veten nga ajo që ndodhi, Mkihtarian shënoi të dytin.
Por në golin e parë fajtori është padyshim Kalabria që nuk arriti të mbante dot Dzekon. Megjithatë lojtari i Milanit nuk ka shfaqur ndonjë shenjë pendese në fundin e ndeshjes, duke u shprehur se nuk mund të bënte asgjë më shumë.
“Goli i parë, isha unë kundër Dzekos. Ai është dukshëm më i madh se mua në fizik dhe kisha shumë pak për të bërë aty. Ka ndodhur disa herë që faza sulmuese e Interit na fut në vështirësi. Kishin shumë raste, futeshin në mbrojtjen tonë. Por edhe ne duhet të jemi më cinikë para portës së tyre se kemi patur rastet tona dhe një gol ndryshon ndeshjen”, tha Kalabria. /Sport Ekspres/