I hoqi nga duart ëndrrën Manajt, Barcelonës i mjafton vetëm një muaj për ta nxjerrë sulmuesin në shitje

Vetëm pak kohë më parë ishte shpëtimi i Barcelonës, ndërsa tani ka dalë në shitje nga klubi katalanas. Bëhet fjalë për Martin Braithwaite, i cili ishte sulmuesi që i mbylli përkohësisht ëndrrën e madhe Rei Manajt, duke e bërë debutimin e shiptarit gjithnjë e më të largët me fanellën e Barcelonës. Klubi spanjoll e afroi danezin jashtë merkatos, teksa ishte në një emergjencë për të gjetur alternativa në repartin sulmues.

Suarez u dëmtua dhe pas tij të njëjtin fat përsoi edhe Dembele, gjë që solli një nevojë të madhe për sulmues. Një situatë e tillë mund të ishte edhe shansi i artë për Manajn, që shkoi deri te ftesa në ekipin e parë, por nuk u ngrit nga stoli për të hyrë në mitikun “Camp Nou”. Megjithatë, në vetëm një muaj pas blerjes së Braithwaite, Barcelona e nxjerr në shitje, pasi Koronavirusi po jep pasojat edhe në financa. Kështu katalanasit rregullojnë buxhetin e tyre, ndërsa në periudhën kur kampionati do të nisë sërish, Suarez dhe Dembele do të jenë pranë rikthimit në fushat e gjelbra./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online