Tyson Fury mposhti kampionin e botës Deontay Wilder me TKO në raundin e 7, duke u shpallur mbreti i boksit.Trajneri i Ëilder hodhi peshqirin e bardhë në ring, në mënyrë që arbitri të ndalte ndeshjen, pasi po pësonte shumë grushta.
Ëilder shpërtheu menjëherë pas hedhjes së peshqirit nga ana e trajnerit, duke i kërkuar arsyetime: “Përse e bëre atë? Përse?”, ishin ulërimat e Ëilderit. Ndërkohë trajneri i tij, Jay Deas, deklaroi se peshqirin e ka hedhur trajneri tjetër, Mark Breland.
“Breland hodhi peshqirin, nuk mendoj se duhet ta kishte bërë. Deontay nuk e dëshiroi këtë, është një goditës i frikshëm dhe ka gjithmonë një goditje për dhënë, një goditje të madhe që kthen gjërat”, ka thënë Deas. /Sport Ekspres/