Unai Emery u largua nga stoli i Arsenalit, teksa përgjatë sezonit 2018/2019 kur ishte në krye të stolit të “topçinjve” nuk arriti të kapte objektivat e kërkuara nga klubi. Por trajneri spanjoll është shfajësuar në një farë mënyrë për “France Football”, ku tregon se Arsenal e kishte nisur rrugën e rënies që para se ai të merrte pankinën e tyre, duke hequr kështu përgjegjësitë nga vetja. Madje shton se ia doli të ndalte ecurinë negative, ndërsa ishin ndodhi të papritura ato që sipas tij i mohuan kualifikimin në Champions League.
“Arsenali para se të vija unë kishte marrë tatpjetën. Ne ndalëm ecurinë e keqe dhe filluam të rindërtonim ekipin. Ishim edhe pranë kualifikimin në Champions League, por në fund u prish gjithçka pasi ndodhën gjëra të papritura. Humbëm Laurent Koscielnyn, Nacho Monrealin, Petr Cech dhe Aaron Ramsey, lojtarë këta me rëndësi thelbësore për ecurinë tone”, ka deklaruar Unai Emery./Sport Ekspres/